Sinani viziton punimet në Kapi

Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani me bashkëpunëtor ka vizituar fillimin e punëve në rrugën Hogosht-Lisockë- Kapi.
Sinani ka thënë se kjo rrugë do të lidh fshatrat kufitare mes Kosovës e Serbisë, dhe ka shtuar se ndjehet i privilegjuar për fillimin e kësaj rruge që do t`ju lehtësoj qytetarëve qarkullimin dhe do të hap mundësinë e investimeve, turizëm malor dhe blegtori pasi që është një teren mjaft i mirë për këto lëmi bujqësore, raporton rajonipress.
Abedin Salihu pronar i kompanisë “Dino Company” e cila po i kryen punimet tha se punët po ecin sipas planit dinamik dhe kjo rrugë do të përfundohet brenda katër muajve.
Faik Gerbavci, në emër të banorëve të lokalitetit të fshatit Lisockë tha se kjo rrugë ka qenë e domosdoshme të rregullohet pasi që kemi pasur shumë vështirësi të qarkullimit, sidomos gjatë kohërave të ftohta dhe në dimër.
Ky projekt është investim i Ministrisë së Infrastrukturës dhe Komunës së Kamenicës vlera e të cilit është 1.2 milion Euro, që parashihet të përfundoj brenda një viti./rajonipress/