RCCOLA

Sinani: Viti 2016, vit i realizimit të objektivave tona

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Për realizimin e objektivave të parapara për vitin 2016, na duhet një angazhim edhe më i madh i gjithë stafit që viti tjetër të jetë vit i realizimit të planeve dhe objektivave tona të përbashkëta ka thënë Begzad Sinani.

Begzad Sinani ka organizuar koktej për përfundimin e vitit 2015 me stafin e Komunës.

Hidromorava

Kryetari i komunës z. Begzad Sinani në prag të festës së Vitit Ri organizoi koktej rasti në shtëpinë e Kulturës „Isa Kastrati“ në Kamenicë ku të pranishëm ishin, drejtorët komunal dhe shërbyesit civil.

Në fjalën e tij kryetari Sinani, e bëri një rezyme të rezultateve të arritura për vitin 2015 duke thënë se objektivat e realizuara janë arritur falë angazhimit të përbashkët të të gjithë juve. “Për realizimin e objektivave të parapara për vitin 2016, na duhet një angazhim edhe më i madh i gjithë stafit që viti tjetër të jetë vit i realizimit të planeve dhe objektivave tona të përbashkëta dhe shfrytëzoj rastin të ju uroj vitin e ri me dëshirat më të mira për ju dhe familjet e juaja”./rajonipress/