Sinani uron qytetarët për fund vit
Kamenicë – Në prag të festave të fundvitit dhe në përmbyllje të një viti të suksesshëm, urojmë të gjithë qytetarët e Komunës së Kamenicës për një vit të mirë dhe të suksesshëm thuhet në urimin e Begzad Sinanit.
Sinani ka thënë se viti 2014 përkundër sfidave dhe vështirësive ka qenë i dobishëm për Kamenicën dhe qytetarët e saj. “Jemi munduar që të investojmë në të gjitha poret e jetës dhe kemi përkrahur e ndihmuar të gjithë ata që kanë pasur nevojë për mbështetje institucionale. Ju sigurojë se në vitin 2014 do të jemi edhe më azhur dhe do të ofrojmë projekte kapitale që do ta ngrisin nivelin e jetesës për banorët e Kamenicës” ka thënë Begzad Sinani./rajonipress/


