UBT

Sinani uron për fillimin e vitit të ri shkollor

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Le të jetë ky vit shkollor, një vit i ngritjes në një nivel më të lartë të. Cilësisë së shkollimit dhe edukimit, duke nisur nga themeli i gjithçkaje, edukata familjare, shtimit dhe respektimit të virtyteve njerëzore, rritjes së ndjeshmërisë të secilit mbi të drejtat dhe detyrat ka thënë Begzad Sinani.

Ju uroj me gjithë zemër këtë ditë të shënuar 1 Shtatorin ditën e parë të shkollës.

Uroj gjithashtu ata që shkollave i japin gjallërinë, jetën, u besojnë fëmijët, uroj pra prindërit, ata që për shkollimin e fëmijëve nuk kursejnë asgjë.

Uroj të gjithë shkollarët nga vocërrakët që nesër për herë të parë do shkojnë në shkollë, deri tek ata që nesër për herë të parë nuk do shkojnë në shkollë, sepse shkollën e kanë mbaruar, dhe për ta tash e tutje bankat e shkollës do jenë një nostalgji e bukur.

FIDANISHTJA

Shkollimin serioz, dijet e rrënjosura, edukimin e qëndrueshëm, i kemi të domosdoshme për shumë arsye; Një i ri i mirëshkolluar dhe i mirëedukuar që preokupohet për të ardhmen e vetes dhe të shoqërisë, është pakrahasimisht më i dobishëm dhe më i vlefshëm se një i ri i shkolluar dhe edukuar keq, i vetëkënaqur dhe i rehatuar.

Le të jetë ky vit shkollor, një vit i ngritjes në një nivel më të lartë të. Cilësisë së shkollimit dhe edukimit, duke nisur nga themeli i gjithçkaje, edukata familjare, shtimit dhe respektimit të virtyteve njerëzore, rritjes së ndjeshmërisë të secilit mbi të drejtat dhe detyrat.

Ndërgjegjësimit për faktin se në shkollë mund të marrësh ose jo nota të mira, por vlerësimin përfundimtar ta jep ose nuk ta jep jeta.

Me punë dhe këmbëngulje, me sakrifica dhe rezultate, ju uroj të gjithëve ta kaloni bukur këtë vit shkollor./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.