Sinani uron besimtarët mysliman

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani uron të gjithë besimtarët mysliman me rastin e fillimit të muajit të shenjtë-Ramazanit.
Në këtë muaj të solidarizimit mes njerëzve dhe sakrificës, kryetari Sinani uron të gjithë besimtarët me shpresën që gjithmonë të keni shëndet, lumturi dhe begati.
Në urimin e tij Sinani ka thënë se muaji i shenjtë i Ramazanit pos që është muaj solidariteti, është edhe muaj që ofron njerëzit për të ndihmuar njëri tjetrin.
Sinani me këtë rast ka uruar krerët e Bashkësisë Islame në Kamenicë./rajonipress/