RCCOLA

Sinani u premton topanicasve urën e re në hyrje të fshatit

/ 3 minuta lexim
RCCOLA

Gjilan – Kandidati i PDK-së për kryetar të Komunës së Dardanës , Begzad Sinani, vazhdoi vizitat nëpër nëndegët e saj, me qëllim që nga afër të komunikojë me anëtarët, simpatizantët dhe qytetarët.

Sinani, të mërkurën, qëndroi në fshatin Topanicë të Dardanës, ku është pritur nga një numër i madh i simpatizantëve të kësaj ane.

Sinani, ishte në shoqëri edhe me kryetarin e degës së PDK-së në Dardanë, Emin Krasniqi dhe me bashkëpunëtorë, shumica nga ata kandidatë për asamblenë komunale të Dardanës, ku para banorëve të fshatit Topanicë, shpalosi Programin Zhvillimor të PDK-së për periudhën 4-vjeçare të udhëheqjes së PDK-së dhe u përqendrua në projektet që do t`i realizojë në mandatin e fituar, për fshatin Topanicë.

“Në tubimin e sotëm po vërejë një entuziazëm të madh dhe mbështetje të banorëve të Topanicës, që garanton fitoren e PDK-së në zgjedhjet e 3 nëntorit”, ka thënë Sinani duke shtuar se, Topanica, me mbështetjen e madhe që po i jep PDK-së, është një garancë se PDK-ja po kthehet si parti prijëse, e cila do t’i fitojë shumicën e votave më 3 nëntor.

RCCOLA

“Po ju sigurojë se më besimin e dhënë për kandidatin e PDK-së, Topanica do të ketë mundësi më të mirë që të zhvillohet. Mos i besoni më atyre që 4 vite rresht ju kanë neglizhuar dhe injoruar, sot Topanica po duket ashtu siç ka qenë edhe para këtyre viteve, mos i lejoni ata që edhe për 4 vite tjera t`i besoni, sepse nuk kanë se çka të ju ofrojnë”, ka thënë Sinani.

Sinani i ka siguruar banorët e Topanicës, se në mandatin 4 vjeçar, do të ndërtojë urën e re në hyrje të fshatit Topanicë e cila ka kohë që pengon në hyrje – dalje të këtij fshati e që lidh me qytetin e Dardanës. “Ura në hyrje të fshatit do të bëhet realitet, sepse këtë topanicasit e meritojnë”, ka thënë Sinani, duke i komplimentuar banorët e këtij lokaliteti se Topanica, Karaçeva e Epërme dhe fshati Petrit janë 3 nga ato fshatra që kanë treguar se dinë të organizohen, për ta quar mbarë lokalitetin e tyre.

Duartrokitjet s`kishin të ndalur, gjersa Sinani, shpaloste projektet e shumta ndër to, edhe një sallë sporti për nxënësit e shkollës “Rexhep Mala”, ku edhe u mbajt tubimi i sotëm thuhet në njoftimin e degës së PDK-së në Kamenicë./rajonipress/