Sinani u premton fermerëve të Zajqecit përmirësimin e infrastrukturës rrugore
Kamenicë – Begzad Sinani për dallim prej kryetarëve tjerë të Anamoravës të cilët nuk gjejnë kohë që të vizitojnë fshatrat kufitare, ai pikërisht në ditët e pushimit e shfrytëzon rastin dhe viziton fshatrat e largëta për tu dhënë përkrahje e kurajo që të jetojnë e veprojnë në vatrat e tyre. Sinani ka vizituar në Zajqec familjet e Tahir, Zeqir, Bahtir e Bekim Rashiti të cilët janë kthyer nga Prishtina në vendlindje ku kanë investuar në blegtori e bujqësi duke krijuar një fond prej 200 krerë dele, 23 krerë lopë, 120 bletë dhe 5 hektar pemë.
Begzad Sinani nuk e ka dert pse e humb vikendin dhe takohet me banorët e fshatrave të largëta kufitare. Ai këtë të hënë (ditë pushimi) ishte në fshatin Zajqec ku ka takuar fermerët e vyeshëm të familjes Tahir, Zeqir, Bahtir e Bekim Rashiti.
Sinani u ka premtuar investim në infrastrukturë kësaj familje e cila ka gjetur kurajo për të lënë kryeqendrën Prishtinën dhe për tu kthyer në vendlindje për të mundësuar një investim serioz në blegtori.
Sinani ka shkruar se arsyeja e vizitës në këtë familje lidhet me mundësinë e përmirësimit dhe intervenimit në rrugën e dëmtuar.”Tahir, Zeqir, Bahtir e Bekim Rashiti tanimë janë kthyer nga Prishtina dhe janë fermer të zot. Ata tani kanë 200 krerë dele, 23 krerë lopë, 120 bletë dhe 5 hektar pemë. Ju premtova se do të intervenojmë në përmirësimin e rrugës së tyre” ka shkruar Sinani./rajonipress/


