Eko Higjiena

Sinani u bënë thirrje prindërve dhe mësimdhënieve që të bashkëpunojnë mes veti për të mirën e nxënësve

/ 2 minuta lexim
HW

Viti – Drejtori i Drejtorisë Komunale të Arsimit, Qahil Sinani ka marrë pjesë në mbledhjen e prindërve në shkollën e mesme të ultë “Bafti Haxhiu” paralelja e ndarë në fshatin Ramnishtë.

Gjatë këtij takimi me mësimdhënësit e kësaj shkolle dhe prindërit, Drejtori Sinani ju bëri thirrje pjesëmarrëseve në këtë mbledhje që të bashkëpunojnë prindërit dhe mësimdhënësit me nxënësit me qëllim që ata të mësojnë sa më shumë dhe të kenë suksese sa më të mira pasi që e ardhmja e këtij vendi varet nga gjeneratat e reja.

ARKATANA

Gjatë këtij takimi me theks të veçantë është folur edhe për këtë bashkëpunim ku kryesisht prindërit e cilësuan bashkëpunimin prind-fëmijë si shumë të mirë, mandej ata u ndanë të kënaqur edhe me mirëmbajtjen e kësaj shkolle.

Po ashtu është diskutuar edhe për furnizimin e teksteve shkollore por edhe të kërkesave të prindërve për këtë shkollë. Prindërit kërkuan që Komuna e Vitisë të shkon mundësitë që në të ardhmen të vendosën rrethojat në oborrin e kësaj shkolle si dhe të rregullohet një fushë sportive për këta nxënës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.