Sinani thotë se po realizon projekte edhe në qytet
Kamenicë – Begzad Sinani është shprehur i kënaqur të enjten edhe me punimet e zhvilluara në rregullimin e trotuarit tek objekti i komunës.
“Po vazhdojmë me realizim të projekteve në qytet, rregullimi i trotuarit nga objekti i Komunës deri tek lapidari “Metush Krasniqi”ka shkruar Sinani.
Sinani thotë se këto projekte dëshmojnë seriozitetin tonë për të qenë të pranishme dhe në brendi të qytetit. “Infrastruktura tashmë po e ndryshon pamjen e Kamenicës. Nuk do të ndalemi edhe me kërkesat e arsyeshme të lagjeve e banorëve të Kamenicës sepse ne jemi në shërbimin e tyre” shprehet Sinani./rajonipress/


