ARKATANA

Sinani thellon bashkëpunimin me Luginën e Preshevës

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Kamenicë – Bashkëpunimi mes Komunës së Kamenicës dhe Kosovës Lindore, përkatësisht Preshevës, Medvegjës dhe Bujanocit, ishin temë diskutimi mes kryetarit të Kamenicës, Begzad Sinani dhe përfaqësuesve të Luginës së Preshevës.

Në këtë takim, u tha se Kamenica do të bashkërendojë aktivitetet me Luginën, duke marrë parasysh që komuna jonë kufizohet me pjesën e saj.

Në këtë mënyrë, u premtua se do të krijohen mundësi më të mira për lëvizjen e njerëzve dhe mallrave. Në takim, ishte edhe Kryetari i Këshillit Kombëtar të Shqiptarëve në Luginën e Preshevës, Galip Beqiri si dhe ish kryetari i Bujanocit, Shaip Kamberi, raporton rajonipress.

Uji Dea

Sinani e ka çmuar vizitën e liderëve të Luginës dhe ka thënë se lidhjet vëllazërore dhe zhvillimi ekonomik e kulturor me komunat e Luginës do të jenë prioritet i tij dhe i qeverisjes komunale.

“Ne kemi shumë arsye që të jemi bashkë në fesat e zhvillime tjera politike, kulturore, ekonomike e informuese. Lugina do të jetë e pranishme në fushën tonë dhe me të gjitha mundësit ne do të jemi në dispozicionin tuaj” ka shtuar Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.