Sinani: Thaçi – kryeministër, Haradinaj – kryekuvendar

Kryetari i Komunës së Dardanës nga radhët e PDK-së, Begzad Sinani, ka thënë se është e domosdoshme arritja e një marrëveshje politike për formimin e institucioneve.Sinani ka deklaruar se parapëlqen një koalicion në mes PDK-së dhe AAK-së.
Ndërkaq kur është në pyetje ndarja e posteve shtetërore, Sinani ka thënë se Hashim Thaçi duhet të drejtojë qeverinë e re, e AAK-ja, Kuvendin e Kosovës.
Sinani ka thënë se lideri i PDK-së është i vetmi kandidat konsensual për kryeministër të Kosovës.
“Sipas rezultatit zgjedhor të 8 qershorit, kryeministër konsensual është Hashim Thaçi”, është shprehur Sinani. /epoka e re/