Sinani: Të vazhdojmë betejën tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas

Kamenicë – Sot është dita e nderimit dhe e mirënjohjes më të thellë ndaj nënave, grave, vajzave, motrave tona, që me sakrificat, përkushtimin, aftësitë dhe dashurinë e tyre janë themel i suksesit të individit, familjes dhe shoqërisë thuhet në urimin e Begzad Sinanit.
Duke ju uruar me krenari dhe dashuri atyre këtë ditë, le të zotohemi të vazhdojmë betejën tonë për barazinë reale midis burrit dhe gruas, nënës dhe babait, motrës dhe vëllait, vendimtare kjo për emancipimin e familjes, shoqërisë dhe kombit tonë ka shkruar Sinani./rajonipress/