UBT

Sinani: Të reduktohen shpenzimet edhe më shumë

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – Begzad Sinani në mbledhjen e bordit njoftoi se Komuna e Kamenicës është përfituese e një projekti nga MAPL-ja në vlerë prej 49.000 mijë euro që do të rregullohet parku i qytetit dhe asfaltimi i disa parkingjeve në qytet, së shpejti do të përmbyllet edhe përfundimi i palestres sportive.

Sipas Sinanit Komuna ka marrë përsipër kompetenca shtesë nga Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale dhe nga janari do të menaxhoj edhe me shtëpinë në komunitet. “Kemi marrë informatën se do të përfundoj objekti i Komunës, fillimi i ndërtimit të objektit shkollës në Busavatë, Rregullimi i tribunave të stadiumit në fshatin Koretin, Asfaltimi i disa rrugëve në qytet dhe fshatra dhe disa kanalizime, kemi problem me alokimin e mjeteve nga qeveria mirëpo nuk është vetëm komuna e jonë, por edhe komunat tjera” ka thënë Sinani.

Sinani kërkoj nga drejtorët komunal që të jenë më aktiv në menaxhimin e stafit të drejtorive dhe kryerjen e punëve të përditshme si dhe të jenë edhe më të kujdesshëm në shpenzimin e buxhetit komunal sidomos për sa i përket derivateve, dhe shpenzimeve të tjera.

Mobi Casa

Sinani kërkoi nga drejtorët që të evidentohen të gjitha investimet e kryera në Kamenicë nga periudha e pasluftës dhe deri më sot në të gjithë sektorët.

Poashtu drejtorët duhet të ofrojnë material lidhur me mundësitë që ofron Komuna e Kamenicës për investitorët potencial dhe të përgatitet një broshurë për këtë qëllim./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.