Sinani: Të ndërpritet vija partiake, të përzgjidhen më të mirët në arsim

Kamenicë – Begzad Sinani në një takim që ka pasur me përgjegjësit e arsimit ka kërkuar prej tyre që të ndërpritet njëherë e përgjithmonë vija partiake në arsim dhe që të merret parasysh kualifikimi dhe të respektohen kriteret me qëllim që të bëhet përzgjedhja më e mirë e kuadrit profesional.
Në këtë takim u bisedua për raportet e ndërsjella në mes të drejtorisë dhe zyrës së kryetarit. Sinani është njoftuar nga drejtori dhe stafi i tij për gjendjen në arsim, raporton rajonipress.
Drejtori Agim Shkodra me stafin e drejtorisë paraqitën problemet që ka kjo drejtori si numrin e vogël të nxënësve dhe fondin e orëve, dhe të mos themelojmë marrëdhënie pune me mësim zgjedhor, por tu shpërndahen orët punëtorëve që janë në sistem të pagave e që kanë mbetur pa orë.
Kryetari Sinani theksoi se duhet të ndërpriten vijat partiake, por të merret parasysh kualifikimi dhe të respektohen kriteret me qëllim që të bëhet përzgjedhja më e mirë e kuadrit profesional./rajonipress/