Sinani: Të hetohen dhe ndiqen penalisht të gjitha rastet e përdhunimit

Kamenicë – Begzad Sinani me rastin e nënshkrimit theksoi se ne si Komunë e mbështesim këtë peticion dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës që ta nënshkruajnë dhe autorët që kryen këto krime të ndiqen dhe të ndëshkohen penalisht. “Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe faktorët ndërkombëtarë që të fillojnë hetimet për përdhunimin e grave gjatë Luftës së Kosovës” ka thënë Sinani.
Në Komunën e Kamenicës po vazhdon mbledhja e nënshkrimeve për peticionin “Kërkojmë drejtësi për gratë e dhunuara në Kosovë”.
Begzad Sinani me rastin e nënshkrimit theksoi se ne si Komunë e mbështesim këtë peticion dhe inkurajojmë të gjithë qytetarët e komunës së Kamenicës që ta nënshkruajnë dhe autorët që kryen këto krime të ndiqen dhe të ndëshkohen penalisht. “Kërkojmë nga Qeveria e Kosovës dhe faktorët ndërkombëtarë që të fillojnë hetimet për përdhunimin e grave gjatë Luftës së Kosovës” ka thënë Sinani raporton rajonipress.
Ky komision është themeluar me vendim të Kryetarit Begzad Sinani në bazë të instruksioneve të marra nga Qeveria e Republikës Kosovës dhe po vazhdon punën në mbledhjen e nënshkrimeve dhe përveç komisionit komunal materiali i peticionit i është shpërnda edhe të gjithë kryetarëve të këshillave lokale të Komunës Kamenicës dhe deri tani këtë peticion e kanë nënshkruar mbi 1000 qytetarë të Komunës së Kamenicës tah Faton Biqkaj zëdhënës i komunës./ rajonipress/.