UBT

Sinani takon qytetarët që banojnë në banesat kolektive

/ 2 minuta lexim
United Hospital

Kamenicë – Me iniciativë të kryetarit të komunës Begzad Sinani, sot në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë, u mbajt debati publik me qytetarët të cilët banojnë në banesat kolektive.

Qytetarët e falënderuan kryetarin për këtë iniciativë e cila është bërë për herë të parë për të debatuar për problemet dhe brengat e banorëve të banesave publike, sç janë rregullimi i ndriçimit në korridore dhe shkallët e ndërtesave, rregullimi i kulmeve, rregullimi i parkingjeve etj. Po ashtu u diskutua edhe çështja e mirëmbajtjes së pastërtie në këto objekte.

Sinani premtoi se rregullorja e cila është aprovuar në kohën e UNMIK-ut së shpejti do të plotësohet ku dhe ju si qytetarë mundë të jepni kontributin e juaj, si dhe kërkesat e juaja do të shqyrtohen në mbledhjen e Komitetit për Politikë dhe Financa.

Uji Dea

Nga takimi doli dhe një grup punues i cili do të jetë pjesëmarrës gjatë plotësimit të rregullores për banesat kolektive.

Grupi e ka këtë përbërje: Ramadan Ajvazi, Pajazit Nuredini, Refik Basha, Xhavit Daku, Nazmi Cakolli, Xhavit Kryeziu, Xhevat Hasimi./rajonipress/

Mund të ju interesoj: