Sinani takon përfaqësuesit e shoqatave nga diaspora
Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani në ditën e Diasporës takoi përfaqësuesit e disa shoqatave nga Kamenica që veprojnë në diasporë të cilëve gjatë bisedës i’u ofroi informacione për rrjedhat në komunën tonë, si dhe projektet të cilat janë realizuar edhe ato që janë në realizim e sipër.
Ndërsa përfaqësuesit e shoqatave e njoftuan kryetarin me aktivitetet e tyre zhvilluara që shumica kishin të bënin me ndihma humanitare dhe me kontributin në disa projekte në vendbanimet e tyre, si kulturë sport etj.
Kryetari i përgëzoi ata për kontributin e dhënë para e pas luftës, por tha se tani është koha që të kalohet në një fazë tjetër në investime në komunën tonë në mënyrë që të ndikohet në zbutjen e papunësisë, institucionet komunale janë të gatshme të japin kontributin për bashkëpunim në koordinimin e aktiviteteve të ndryshme në dobi të qytetarëve tanë, po ashtu ju kërkoj që të bashkëpunoni me këshillat lokale dhe komunën.
Pastaj së bashku vizituan panairin e prodhimeve komunale dhe dy kompani të suksesshme që veprojnë në komunën tonë qumështoren “Malësia” dhe fabrikën e prodhimit dhe kultivimit të kërpudhave Fungo-FF” në Kamenicë./rajonipress/






