Sinani takon njësinë profesionale të zjarrfikësve
Kamenicë – Begzad Sinani në kuadër të vizitave të tij të përditshme, ka gjetur kohë që të jetë i pranishëm në mesin e njësisë profesionale të zjarrfikësve dhe të shpëtimit.
Sinani pasi ka parë punën që bënë ky njësit dhe është njohur me kushtet e punës ka thënë se ky ekip është i gatshëm për tu përballur me të gjitha fatkeqësitë e natyrës. “Unë e pasha nga afër gjendjen dhe besoj se këta djelmosha janë të gatshëm në çdo kohë për intervenim. Uroj që kjo frymë e gatishmërisë t`i përcjellë në përmbushjen e përgjegjësive dhe detyrave për qytetaret e Komunës së Kamenicës” ka thënë Sinani./rajonipress/


