Sinani takon një humanist e patriot që nuk ka pasur asnjë ankesë e as kërkesë në adresë të tij
Kamenicë – Begzad Sinani të enjten ka takuar Jahi Zubakun një humanist i përkushtuar, një patriot e atdhetar i asaj ane. Por ajo çka e ka bërë të veçantë këtë vizitë sipas Sinanit është fakti se Jahi Zubaku nuk e ka pasur asnjë ankesë e as kërkesë në adresë të kreut të komunës, gjë që ndodhë rrallë.
“Sot pata rastin të kem në zyrën e kryetarit, njeriun e përkushtuar humanistin, patriotin dhe atdhetarin e kësaj ane, zotin Jahi Zubaku (Aga Jahë)” ka shkruar Sinani.
Sinani ka thënë se me këtë vizitor ka ndarë momente e qaste të mira për punën e institucioneve dhe në përgjithësi për zhvillimet në vend. Megjithatë ka dinak që Sinanin e ka bërë të habitur edhe të shkruaj për gjestin e Jahi Zubakut. “I vetmi vizitor që nuk patë asnjë kërkesë apo ankesë, por thjeshtë vizitoi institucionet e Republikës së Kosovës, Komunën për të cilën dha shumë” ka thënë Sinani./rajonipress/


