Sinani takon Izmi Zekën

Kamenicë – Zv.Ministri Zeka falënderoj Kryetarin për pritjen dhe uroj për punë dhe shumë suksese gjatë mandatit tuaj, vizita jonë ka karakter pune Implementimi e programit Siguria në Bashkësi dhe formimi i Këshillave Komunale për siguri në Bashkësi, këto këshilla kanë një rëndësi të veçantë sepse bisedohet për shumë probleme evidentimin dhe zgjidhjen e tyre bashkëpunimi mes Kryetarit dhe Policisë duhet të kenë një koordinim të mirë.
Gani Huruglica zv.Komandant і Policisë në Komunën e Kamenicës theksoi se vitin e kaluar janë mbajtur shumë pak takime ne si polici kemi kërkuar që t`i identifikojmë problemet dhe të merremi me zgjidhjen e tyre,qëllimi është që ne të jemi pranë qytetarit dhe qytetarët afër nesh.
Komuna jonë është një Komunë relativisht e qetë dhe Komuna është e ndarë në tri sektore: Qendra që përfshin fshatrat Berivojcë, Busavatë, Koretin, Topanicë, Petrit.
Lagjja Malësia, Qamëria, Krilevë, Strezoc, Tuxhec, Nënstacioni Muçivercë.
Ne kemi një bashkëpunim të mirë me Kryetrarin dhe і përcjellim çdo ditë raportin 24 orësh,rastet më të shpeshta që paraqiten janë: Vjedhjet dhe nuk kemi raste të rënda.
Sinani і falënderoj për vizitën ne si Komunë jemi të gatshëm të bashkëpunojmë me Ministrinë në mënyrë që të kemi një koordinim në punët tona po ashtu і njoftoi se vetëm kanë filluar diskutimet për ristrukturimin e Këshillave Lokale në Bashkësi dhe në konsultim me Policinë e Kosovës ne do ti bëjmë këshillat funksionale dhe efikase./rajonipress/