Sinani takon ish ushtarët e UÇK-së

Kamenicë – Begzad Sinani ka takuar dhe nderuar ish pjesëtarët e UÇK-së. Sinani ua ka kushtuar kohën ish pjesëtarëve të UÇK-së të Kamenicës që morën pjesë në luftërat e ashpra në Koshare, Pashtrikë, Drenicë, Shalë e Nerodime.
“Me kënaqësi, pata mysafir të nderuar, me ftesën time, ish pjesëtarët e UÇK nga komuna jonë, që morën pjesë në luftimet e ashpra në Koshare dhe Pashtrik, Drenicë, Shalë e Nerodime” ka shkruar Sinani.
Sinani është trimëruar dhe bërë krenar me rrëfimet që kanë treguar ish pjesëtarët e luftës. Ata së bashku shihen në foto derisa edhe këndojnë këngë të frymëzuara nga lufta e UÇK-së. /rajonipress/