RCCOLA

Sinani takon drejtorin rajonal të OSBE-së, Ulrich Biffar

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani e ka informuar drejtorin rajonal të OSBE-së, zotin Ulrich Biffar për projektet që janë në realizim dhe prioritetet për komunën e Kamenicës derisa si prioritet parësor ka përmendur furnizimin me ujë të pijshëm për tërë komunën që njëri ndër projektet veç ka filluar e ai është projekti i Kremenates.

Drejtori regjional lavdëroi kryetarin Sinani për punën në komunë në përgjithësi. Në të njëjtën kohë Ulrich Biffar ofroi trajnim për çështje protokolli, menaxhimin e kohës, përgatitjen e kumtesës për media, konferencë për shtyp, për gjithë stafin e ri komunal, e që u mirëprit nga kryetari i komunës.

Ulrich Biffar më tutje shtoi se trajnimet do të organizohen në Qendrën Rajonale të OSBE-së të cilat do të ofrohen nga zyrtarët e OSBE-së dhe do të ofrohet për të gjithë zyrtarët e rinj në komuna të rajonit të Gjilanit.

UBT

Biffar në fund falënderoi kryetarin Sinani për bashkëpunimin me ekipin komunal të OSBE dhe me OSBE në përgjithësi.

Kurse Begzad Sinani theksoi se do të jetë mirënjohës për ekipin komunal të OSBE-së dhe për punën e mirë që kanë bërë ata në komunën e Kamenicës duke dhënë këshilla, sugjerime dhe rekomandime dhe shtoj se është i gatshëm të bashkëpunojë edhe më tutje në të gjitha sektorët dhe fushat./rajonipress/