Eko Higjiena

Sinani takohet me Zharkun, merr mbështetje për përfundimin e projekteve në Kamenicë

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Prishtinë – Begzad Sinani të mërkurën është takuar me ministrin e Infrastrukturës, Lutfi Zharkun, nga i cili ka marrë premtimin për të mbështetur Kamenicën në projektet e pa përfunduara.

Begzad Sinani dhe Fatmir Matoshi kanë takuar të mërkurën Lutfi Zharkun me të cilin kanë folur për disa projekte të rëndësishme infrastrukturore të Kamenicës.

Sinani ka shkruar se në këtë takim ka folur para Zharkut për riasfaltimin e rrugës kryesore në lagjen “Malësia” dhe projektet e propozuara për vitin 2016.

Mobi Casa

Sipas Sinanit ministri Zharku ka treguar dhe shprehur gatishmërinë e Qeverisë për të mbështetur Kamenicën.

Kurse në njoftimin e Ministrisë së Infrastrukturës thuhet se gjatë takimit Sinani njoftoi ministrin Zharku për zhvillimet në komunën e Kamenicës dhe nevojën e përfundimit të projekteve infrastrukturore që kanë mbetur pa u përfunduar, në veçanti projekti i Kopernicës, përfundimin i të cilit është shumë i nevojshëm për banorët e këtij rajoni.

Nga ana tjetër, Ministri Zharku shprehu gatishmërinë e tij për ta mbështetur Kamenicën dhe theksoi se do të shikohen mundësitë që Ministria e Infrastrukturës ta mbështesë përfundimin e këtyre projekteve dhe se kjo do të mund të fillojë realizohet që nga viti i ardhshëm./rajonipress/