UBT

Sinani takohet me të gjithë punonjësit civil, kërkon rritje të performancës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Çdo punonjës civil ka obligim qytetar dhe ligjor që të kryej punën për të cilën është i thirrur. Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të ofrojmë secili kontributin tonë që qytetarët e komunës sonë ta ndiejnë ndryshimin që po ndodhë në qytetin e tyre, ka thënë veç tjerash Begzad Sinani.

Kryetari i komunës, Begzad Sinani, ka mbajtur një takim me të gjithë punonjësit civil. Me këtë rast, Sinani ka shpalosur para të pranishmëve prioritetet për vitin 2015.

Gjithashtu ata janë njoftuar edhe për punët dhe angazhimet e secilës Drejtori, në mënyrë që të vazhdohet me punë sa më efikase të cilat do të kontribuojnë në përmirësimin e gjendjes në çdo sektor.

Mobi Casa

Sinani, duke falënderuar të gjithë për punën e tyre, tha veç tjerash se kërkohet rritje e angazhimit në mënyrë që të rritet edhe performanca e çdo drejtorie, e në këtë mënyrë edhe e gjithë Komunës. “Çdo punonjës civil ka obligim qytetar dhe ligjor që të kryej punën për të cilën është i thirrur. Në këtë mënyrë, do të vazhdojmë të ofrojmë secili kontributin tonë që qytetarët e komunës sonë ta ndiejnë ndryshimin që po ndodhë në qytetin e tyre”, ka thënë veç tjerash Sinani.

Ai ka ripërsëritur se përgjegjshmëria e çdo punonjësi civil do të kontribuonte në zhvillimin e mëtejmë të objektivave të komunës. Andaj, në këtë pikë, bëri thirrje dhe kërkoi që secili të përmbushë obligimet dhe detyrat që ka, duke mos anashkaluar asnjë detaj si: respektimi i orarit të punës, respektimi i hierarkisë në punë, performancë konform detyrimeve që kërkohen etj./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.