FITORJA

Sinani takohet me Ambasadoren e Turqisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani i shoqëruar nga Asambleisti Zekirja Sermaxhaj, u pritën sot në Ambasadën e Turqisë në Prishtinë nga Ambasadorja, Shkëlqësia e saj Songul Ozan.

Në takimin shumë të përzemërt edhe miqësor Ambasadorja Ozan u njoftua për gjendjen e përgjithshme sociale e ekonomike në Komunën e Kamenicës. Kryetari Sinani pasi që e falëndëroi për pritjen dhe mundësinë e dhënë e përgëzoi ambasadoren Turke për përfundimin e suksesshëm të procesit zgjedhor për zgjedhjet lokale në Turqi.“Kamenica është një vend mjaft i qetë, me siguri të garantuar për të gjithë banorët e saj dhe poashtu me një përkushtim të veçantë për pritjen e investitorëve të mundshëm nga të gjitha vendet dhe në veçanti do të mirëpriten të gjithë investitorët e mundshëm nga Turqia” tha kryetari Sinani i cili e ftoi zonjën Ozan për vizitë në Kamenicë.

Mobi Casa

Ambasadorja Ozan tha se ka njohuri për Kamenicën dhe informacionet që posedon e bëjnë të besoj se kjo komunë është për tu vlerësuar. “ Në fillim të muajit maj do të vijë në vizitë në Kamenicë së bashku me një delegacion të lartë të TIKA-s, dhe pres që në atë kohë të pranojmë prej jush propozime konkrete për të mbështetur projekte të ndryshme të infrastrukturës. Poashtu do t`u propozoj investitorëve nga Turqia që të vijnë e të investojnë në Kamenicë” tha Ambasadorja Ozan. Edher asambleisti Zekirja Sermaxhaj ka folur për nevojën e ngritjes së bashkëpunimit në mes të Komunës së Kamenicës dhe organizatës TIKA, dhe përmes Ambasadës Turke edhe me investitorët e fushave të ndryshme./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.