Sinani shqyrton kërkesat e qytetarëve

Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani ka filluar edhe vetë të merret me shqyrtimin e kërkesave të qytetarëve. Unë jam zotuar nga dita e parë se do të jem në shërbim të qytetarëve dhe nuk hezitojë asnjë minutë që të merrem me problemet e tyre tha Sinani për rajonipress.
Begzad Sinani që nga dita e parë e ka kuptuar se pushteti është më shumë përgjegjësi se sa privilegj.
Duke u nisur nga kjo maksimë Sinani ka filluar të merret personalisht me trajtimin e kërkesave të qytetarëve. “Do t`i pres të gjithë ata që kanë nevojë për mua dhe për ndihmën e institucioneve komunale. Unë jam zotuar nga dita e parë se do të jem në shërbim të qytetarëve dhe nuk hezitojë asnjë minutë që të merrem me problemet e tyre” tha Sinani për rajonipress.
Ndryshe Sinani tha se është i kënaqur që ankesat ose kërkesat e qytetarëve po vijnë në adresë të zyrës së tij dhe se ai personalisht ka filluar të merret dhe ta shikoj secilën kërkesë që adresohet në zyrën e kryetarit të komunës./rajonipress/