Hidromorava

Sinani: Shqiprim Arifi po e ndryshon strukturën etnike në Preshevë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, thotë se “Plani aksional për migrantë”, të cilin e ka nënshkruar Shqiprim Arifi, kryesues i Organit të Përkohshëm Komunal, parasheh ndërtimin e banesave dhe të shtëpive për refugjatët serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova, të cilët janë shpërngulur në Serbi si rrjedhojë e luftërave në Ish-Jugosllavi. Sipas saj, ky plan ka për qëllim politik ndryshimin demografik të banorëve të Preshevës, shkruan sot, gazeta Zeri.

Ish-kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, po e akuzon Shqiprim Arifin, kryesues i organit të përkohshëm komunal, se po bën veprime që kanë për qëllim politik ndryshimin demografik të kësaj komune, duke ndërtuar banesa dhe shtëpi për refugjatët serbë nga Kroacia, Bosnja dhe Kosova.

Mobi Casa

Ajo gjatë një interviste për gazetën “Zëri” ka mohuar se këto akuza për ish-partnerin qeverisës po i bën për shkak të prishjes së koalicionit dhe vendimit që Presheva të shkojë në zgjedhje të parakohshme më 24 dhjetor të këtij viti, duke u arsyetuar se ky problem ishte njëri ndër shkaqet kryesore që ndikoi në prishjen e koalicionit me partinë e Shqiprim Arifit (APN-në).

“Pra, ne e kemi kundërshtuar që në fillim publikisht këtë dokument djallëzor, i cili ka për qëllim ndryshimin e strukturës etnike të Preshevës”, ka thënë mes tjerash Sinani.