Sinani sërish në teren, inspekton punimet në Berivojcë
Kamenicë – Begzad Sinani ka vazhduar të inspektoj punimet nëpër projektet e nisura nga komuna me participim edhe të organizatave ndërkombëtare siç është IOM e cila ka ndarë 200 mijë euro për rregullimin e shtratit të lumit në Berivojcë.
Punët rreth rregullimit të shtratit të lumit në Berivojcë po kryhen në baze të projektit dhe dinamikës së paraparë dhe së shpejti përfundojnë punimet. Kështu ka shkruar Begzad Sinani derisa ka inspektuar punimet.
Sipas Sinanit vlera e projektit është 215 000 mimë euro derisa me 200 mijë euro ka participuar Zyra e IOM – it dhe Komuna e Kamenicës me 15 000 mijë euro./rajonipress/


