Sinani realizon një vizitë të suksesshme në ambasadën e Emirateve Arabe
Kamenicë – Begzad Sinani thotë se ka realizuar një vizitë të suksesshme në Montenegro ku është takuar në Ambasadën e Emirateve Arabe.
“Sot kisha një vizitë të suksesshme në Ambasadën e Emirateve të Bashkuara Arabe ku prezantuam projektet konkrete me mundësi financimi nga Emiratet e Bashkuara Arabe. Në emër të qytetarëve të Komunës së Kamenicës e falënderoj ambasadoren për interesimin dhe gatishmërinë për të investuar në komunën tonë” ka shkruar Sinani./rajonipress/


