Fundamenti

Sinani raporton para bordit për projektet infrastrukturore

/ 2 minuta lexim

Kamenicë – Begzad Sinani ka mbajtur një takim me bordin e drejtorëve ku ka informuar bordin e drejtorëve rreth punëve që janë duke u punuar saktësisht rreth gjendjes infrastrukturore e rrugore në komunën e Kamenicës.

Sinani ka thënë se aktualisht janë duke u zhvilluar punime si në fshatin: Koretin, në lagjen Kovani, Hodaj, ku ditëve në vazhdim priten të asfaltohen, po ashtu në fshatin Hodonoc rreth 1200 m rrugë jemi duke bërë përgatitjen për shtruarjen me asfalt.

Në fshatin Petrit dhe në Strezocë janë shtruar dy rrugë ku puna është përfunduar, po ashtu edhe rruga Koretin- Carakoc është përfunduar së asfaltuari. Pritet të filloj vënia e gurë themelit të shkollës së mesme në Roganë, që do të fillojnë me 11 nëntor në ora: 13:30 vënia e gurëthemelit ku jeni të ftuar të gjithë të merrni pjesë.

UBT

Drejtori i drejtorisë se arsimit Agim Shkodran informoi kryetarin Sinani se në komunën tonë gjendja e furnizimit me lënde djegëse për ngrohje është e mire, por ende nuk kemi filluar të bëjmë ngrohjen e shkollave me thëngjill.

Në këtë takim Sinani kërkoj që të gjitha pronat komunalë të bëhet identifikimi dhe shënjimi kadastral në mënyrë që investitorëve të huaj t`i ju mundësohet për investime kapitale që qytetarëve të komunës sonë të ju mundësohet punësim për jetë sa më të mirë për gjithë qytetarët e komunës sonë.

Të gjithë drejtorët prezantuan para kryetarit raportin e punëve që janë duke u kryetar dhe kërkesat e tyre./rajonipress/