Fundamenti

Sinani: Qeveritë shqiptare të rrisin presionin ndaj Serbisë, në mbrojtje të Luginës

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Kryetarja e re e Kuvendit komunal të Preshevës, Ardita Sinani në emisionin ‘Alo Mirëmëngjesi’ të Radio Dukagjinit, ka deklaruar se elita e re politike në Luginë pret që Prishtina dhe Tirana zyrtare të bëjnë më tepër presion tek qeveria e Serbisë, në mbrojtje të interesave të Luginës.

Zonja Sinani ka thënë se pozita e shqiptarëve të Luginës nuk është aq e kënaqshme dhe se shtetet tona duhet të bëjnë presion tek Beogradi për këtë çështje. Sinani ka kërkuar nga Prishtina dhe Tirana, t’i kujtojnë Serbisë kapituj 23 dhe 24.

“Pozita e shqiptarëve nuk është aq e kënaqshme në Luginë. Ne kërkojmë nga Prishtina dhe Tirana zyrtare që të bëjnë presion tek qeveria e Serbisë që shqiptarët e luginës së Preshevës të trajtohen më mirë. Qasja e qeverisë së Serbisë të ndryshojë për luginën. Serbisë t’i kujtohet se duhet të punojë në kapitujt 23 dhe 24. Jam e sigurt se qeveria serbe duhet të jetë e gatshme që shqiptarët ti trajtojë më mirë.”tha Sinani.

Mobi Casa

Duke folur për Radio Dukagjinin, kryetarja e Kuvendit të Preshevës, Ardita Sinani, rreth kësaj teme ka konfirmuar se ende nuk ka ndodhur ndonjë ftesë e qeverive të Kosovës ose Shqipërisë për përfaqësuesit e rinjë të Luginës.
Komunikimi sipas zonjës Sinani po ndodhë vetëm përmes medias.

“Ende nuk kemi kontakte zyrtare me Prishtinën dhe Tiranën. Përmes mediave kemi përcjellë interesin tonë dhe po shpresojë që edhe Prishtina edhe Tirana janë të gatshme që mesazhet tona ti përcjellin, ti dëgjojnë dhe ti dërgojnë aty ku ne mendojë se duhet.”, është shprehur kryetarja e Kuvendit të Preshevës, Ardita Sinani.
Ajo ka folur edhe për zbrasjen e Luginës nga shqiptarët, ku si shqetësim kyç për këtë dukuri ka thënë të jenë faktorët, si sundimi i ligjit,papunësia e madhe dhe mungesa e zhvillimit ekonomik.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.