Fundamenti

Sinani: Prodhuesit e Luginës të trajtohen si të Kosovës

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ish kryetarja e Komunës së Preshevës, Ardita Sinani, mori pjesë aktive në “Javën e biznesit kosovar”, të organizuar nga Aleanca Kosovare e Biznesit, me rastin e shënimit të 15 vjetorit të themelimit të saj.

Në këtë forum të nivelit të lartë në shkallë republike, në të cilin ishin të pranishëm kryetari i AKB, Agim Shahini, kryeministri i Republikës së Kosovës, Ramush Haradinaj, Ministri i Inovacionit dhe Ndërmarrësisë, Besim Beqaj, zëvendëskryeministri njëherit edhe Ministri i Diasporës dhe Investimeve strategjike, Dardan Gashi, Ardita Sinani, ishte enkas e ftuar nga Lugina e Preshevës.

Në një fjalim të rastit, që pati Sinani, inkurajoi përfaqësuesit e bizneseve kosovare në projektin për konsumimin e prodhimeve vendore nga Lugina e Preshevës.

Uji Dea

Ndër të tjera, ajo foli edhe për vështirësitë që hasin prodhuesit dhe ndërmarrësit e Luginës së Preshevës në plasimin e produkteve të tyre, sidomos në Kosovë, për shkak të politikave diskriminuese të shtetit serb.

“ I kërkova Kryeministrit të Republikës së Kosovës, anëtarëve të Qeverisë si dhe përfaqësuesëve të bizneseve nga Kosova, që edhe prodhuesit e ndërmarrësit e Luginës së Preshevës të trajtohen si prodhues vendorë të Kosovës, pikërisht për shkak të kësaj politike diskriminuese të Qeverisë serbe”, u shpreh Sinani.

Për shkak të gjendjes shumë të vështirë socio – ekonomike, gjithashtu, Sinani kërkoi që Republika e Kosovës të shqyrtojë seriozisht mundësinë e hapjes së ndonjë sektori prodhues në Komunën e Preshevës, për shkak se Qeveria serbe investitorët potencial të huaj po i destinon në qendrat e banuara me serb, e asnjëherë në Luginë të Preshevës./botasot/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.