Sinani priti në takim një delegacion të Bashkësisë Islame të Kamenicës

Kamenicë – Kryetari i komunës Begzad Sinani, ka pritur në një takim zyrtarët e Këshillit të Bashkësisë Islame në Kamenicë, të përfaqësuar nga kryetari Remzi Kastrati, Muhamet Dërmaku dhe sekretari Milaim Behluli.
Kryetari i Bashkësisë Islame në Kamenicë Remzi Kastrati, pasi falënderoi kryetarin për mikpritjen, shprehu kërkesën, për lejimin e ndërtimin të një lokali , për administratën e këtij institucioni, si dhe çështja e financimit të harxhimeve të varrimit të qytetarëve të komunës së Kamenicës.
Sinani në këtë rast pos tjerash u shprehë: Kërkesa për lejimin e ndërtimit të objektit të Bashkësisë Islame do të shqyrtohet pasi të shikohet plani urbanistik i qytetit. Ndërsa sa i përket çështjes së financimit të harxhimeve të varrimit të kufomave, Sinani informoi përfaqësuesit e BI-të Kamenicës, se një kërkesë e tillë është pranuar në Kuvendin Komunal edhe më herët dhe ajo është përkrahur nga KK. Kërkesa e tillë do të filloj të zbatohet nga muaji janar 2015.
Sinani po ashtu tha se unë do të jem i gatshëm që çdo herë të iu përgjigjem kërkesave të BI-së dhe ndihem mirë që gjitha kërkesat e juaja parashtruar komunës së Kamenicës, janë shqyrtuar në favor tuajin./rajonipress/
i/