Sinani priti në takim ministrin e shëndetësisë Imet Rrahmani

Kamenicë – Kryetari i Komunës Begzad Sinani së bashku me menaxhmentin e QKMF-së priti ministrin Imet Rrahmani dhe e njoftuan me shërbimet që kryhen dhe problemet me të cilat ballafaqohen qytetarët e komunës në sferën e shëndetësisë, prezantuan disa projekte në renovimin dhe përmirësimin e disa objekteve, furnizimin me barna dhe krijimin e kushteve më të mira për shëndetësinë në Kamenicë.
Ministri Rrahmani tha se ne jemi këtu për tu njoftuar me kërkesat e juaja dhe të shohim mundësitë tona që këtë vit ta mbështesim komunën tuaj me disa projekte që do të lehtësojnë punën e stafit shëndetësor dhe të kryhen shërbime më të mira./rajonipress/