Uji Dea

Sinani priti në një takim përfaqësuesit e “Green Solary Energy”

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Drejtori i Zhvillimit Ekonomik Fatmir Krasniqi falënderoi përfaqësuesit për vizitën, duke pasur parasysh vullnetin dhe gatishmërinë e kryetarit Sinani për bashkëpunimin dhe realizimin e projekteve për të mirën e qytetarëve të Kamenicës.

“Ne do të jemi në bashkëpunim me ju dhe ju falënderojmë që keni zgjedh komunën tonë për investime” ka thënë Sinani në takim.

Sinani ka thënë se unë si kryetar i komunës do të ndihesha shumë i lumtur nëse një investitor është i gatshëm me investue në komunën tonë. Kuvendi komunal ka aprovua vendimin për bashkëpunim me kompaninë tuaj dhe tash duhet ta realizojmë këtë bashkëpunim.

Nico Lugt përfaqësues i kompanisë solare tha se ne jemi krenar dhe të gëzuar të hyjmë në partneritet me komunën e Kamenicës për instalimin e fabrikës fotovoltaike diellore në terren që ju jeni duke bërë në dispozicion për atë.

Hidromorava

Në plotësim te marrëveshjes së nënshkruar në mes të Komunës së Kamenicës dhe Sunergic SA, ne jemi të gëzuar të konfirmojmë se ne do të dorëzojmë 100 copë në total te dritave të rrugës LED me konsumim të ultë për tu instaluar në terren sipas zgjedhjes së juaj në Komunë.

Ne gjithashtu jemi të përkushtuar të marrim disa masa që do të jenë të dobishme për aktivitetet lokale dhe ekonominë. Një person lokal do të punësohet për tu përkujdesur për mirëmbajtjen e impiantit solar.

Pastrimi periodik i moduleve solare do të behet duke punësuar një ekip të punëtoreve lokal, sesione trajnuese mund të organizohen për shkollat teknike në Komunë./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.