Sinani priti në një takim banorët e lagjes “Malësia”
Kamenicë – Qëllimi i kësaj vizite të qytetarëve të lagjes “Malësia” në zyrën e kryetarit të komunës ishte për ndryshimin e gjendjes në rregullimin e kanalizimit, ujësjellësit, dhe ujërave atmosferik.
Begzad Sinani tha se kërkesat e juaja janë të arsyeshme dhe të drejta. “Ne do të bëjmë përpjekje që në këtë vit të gjejmë fonde qoftë nga Qeveria e Kosovës apo ndonjë donacion tjetër dhe do t`i realizojmë kërkesat e juaja për një jetë sa më të mirë”, tha veç tjerash Sinani./rajonipress/


