UBT

Sinani priti Ambasadorin e Republikës së Kosovës në Arabinë Saudite, Rexhep Boja

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Kryetari Begzad Sinani falënderoi ambasadorin për vizitën në komunën e Kamenicës, do t’ju jemi mirënjohës për këtë vizitë në komunën tonë, është shprehur Sinani.

Komuna jonë ka nevojë për mbështetje nga shtetet e fuqishme siç janë vendet ku jeni i akredituar ju si ambasador. “Ne kemi tri projekte që ju paraqesim dhe sipas mundësive t`i shqyrtoni ato me mundësi investimesh siç janë renovimi i Konviktit të studentëve, ndërtimi i një objekti të ambulancës në fshatin Petrit, stadiumin e qytetit”.

UBT

Ambasadori Boja tha se kërkesat e juaja janë të arsyeshme dhe ky vend ka nevojë për investime. “Ne do të bëjmë përpjekje të gjejmë mundësinë për realizimin e këtyre projekteve” ka shtuar Boja./rajonipress/