ARKATANA

Sinani pranon raportin mbi transparencën komunale

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kamenicë – OJQ NOPM shpërndan raportin gjashtë-mujor për transparencën dhe qasjen në dokumente zyrtarë në komunën e Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut.

Në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes në qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, më 15 dhe 16 janar janë shpërndarë 300 kopje të raportit gjashtë mujor mbi transparencën, pjesëmarrjen e publikut në vendim-marrje dhe qasjen në dokumente zyrtare në dy gjuhë zyrtare në tri komuna – Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut.

Në këtë raport janë përfshirë aktivitetet e monitoruara në fushat: pjesëmarrja e publikut në vendim-marrje, transparenca e autoriteteve komunale dhe qasja në dokumentet zyrtare.

Të gjitha të gjeturat gjatë kësaj kohe janë grumbulluar gjatë aktiviteteve të projektit, raporteve të ndryshme komunale, takimeve formale dhe jo-formale, intervistave jo të strukturuara dhe anketave si dhe takimeve avokuese të ndryshme me autoritetet komunale.

Gjatë takimeve me Kryetarët e komunave dhe zyrtarët komunal të informimit dhe zyrave pritëse si dhe personave kontaktues për qasjen në dokumente zyrtare janë shpërndarë raportet në dy gjuhë zyrtare. Në secilën komunë janë shpërndarë nga 100 kopje të raporteve në dy gjuhë thuhet në njoftimin e OJQ NOPM.

Mobi Casa

Ky raport do të jetë në dispozicion të autoriteteve komunale, zyrtarëve, drejtorëve dhe anëtarëve të kuvendeve komunal si dhe gjithë qytetarëve të të gjitha komuniteteve për t`i informuar nga afër me të gjeturat nga monitorimi.

Në fund, kryetarët e komunave janë shprehur se ky raport do të jetë një mjet shtesë për përmirësimin e transparencës, rritjes e pjesëmarrjes së qytetarëve në vendim marrje dhe qasjes në dokumente zyrtare.

Raporti do të publikohet nëpër ëebfaqet komunale të komunave të Kamenicës, Novobërdës dhe Ranillugut, në kuadër të rritjes së transparencës dhe pjesëmarrjes së publikut në vendim-marrje.

Ky aktivitet është në kuadër të projektit “Rritja e transparencës përmes pjesëmarrjes ne qeverisje, buxhet dhe qasjes në informata publike dhe dokumente”, që implementohet nga OJQ “NOPM” dhe financohet nga Fondacioni për Shoqëri të Hapur – KFOS./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.