ARKATANA

Sinani: Po i zvogëlojmë shpenzimet

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kamenicë – Jemi në rrugë të mirë në zvogëlimin e shpenzimeve, por nganjëherë krijohen edhe harxhime të pa planifikuara, siç ishte rasti me vërshimet, shkatërrimet e rrugëve, por zvogëlimi i harxhimeve assesi nuk duhet të shkoj në dëm të shërbimeve të qytetarëve tha Begzad Sinani.

Kuvendi Komunal mbajti seancën e tetë të udhëhequr nga kryesuesi Bajram Dërmaku.

Në seancë ishte i pranishëm edhe kryetari i komunës, z. Begzad Sinani dhe zyrtarë tjerë komunalë. Në mesin e 12 pikave të shqyrtuara dhe të aprovuara gjatë seancës së sotme, ishte edhe miratimi i propozim-vendimi për themelimin e Komitetit për Politikë dhe Financa dhe ai për Komunitete.

Në këto Komitete të gjitha partitë do të përfaqësohen në bazë të rregullave të parapara.

ARKATANA

Po ashtu janë diskutuar edhe dy planet vjetore të punës: plani i Zyrës së Prokurimit dhe Auditimit të brendshëm, veç tjerëve.

Kryetari Begzad Sinani, tha veç tjerash se shpenzimet komunale, në asnjë mënyrë nuk duhet të ndikojnë në shërbimet e qytetarëve. “Jemi në rrugë të mirë në zvogëlimin e shpenzimeve, por nganjëherë krijohen edhe harxhime të pa planifikuara, siç ishte rasti me vërshimet, shkatërrimet e rrugëve, por zvogëlimi i harxhimeve assesi nuk duhet të shkoj në dëm të shërbimeve të qytetarëve” tha Sinani.

Në mbledhjen maratonike të Kuvendit Komunal, janë shqyrtuar edhe një sërë çështjesh, mes tyre edhe raportet një vjeçare të punëve të disa drejtorive./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.