Sinani: Pjesa më e madhe e projekteve janë realizuar
Kamenicë – Pjesa më e madhe e projekteve të parapara tashmë janë realizuar, ndërsa kemi projekte që janë në realizim siç është ujësjellësi në Petrit, tribunat e stadiumit në Koretin, dhe po presim fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në lagjen Malësia, Qendër, Iliria dhe në Roganë. Gjithashtu këto ditë fillojnë punimet në kanalizimet e Kopërnicës, Koretinit, Lagjës Malësia, pastaj kanalizimi fekal te Çerdhja dhe Stacioni i Policisë dhe disa projekte të tjera tha Sinani.
Nën drejtimin e Kryetarit të Kamenicës Begzad Sinani, u mbajt mbledhja e radhës e bordit të drejtorëve. Sinani fillimisht i njoftoi bordin me realizimin e projekteve të ndryshme në infrastrukturë.
“Pjesa më e madhe e projekteve të parapara tashmë janë realizuar, ndërsa kemi projekte që janë në realizim siç është ujësjellësi në Petrit, tribunat e stadiumit në Koretin, dhe po presim fillimin e punimeve për asfaltimin e rrugëve në lagjen Malësia, Qendër, Iliria dhe në Roganë. Gjithashtu këto ditë fillojnë punimet në kanalizimet e Kopërnicës, Koretinit, Lagjës Malësia, pastaj kanalizimi fekal te Çerdhja dhe Stacioni i Policisë dhe disa projekte të tjera” tha Sinani.
Sinani kërkoi nga drejtorët dhe menaxherët e projekteve që të jenë më efikas për sa i përket përgatitjes së dokumentacionit për pagesat ndaj operatorëve ekonomik. “Dëshirojmë që ë vitin që po hyjmë të mos kemi obligime për punët e kryera në këtë vit, dhe për këtë kërkoj angazhimin tuaj” tha Sinani.
Pikë tjetër e kësaj mbledhje ishte edhe raportimi i drejtorëve komunal të cilët njoftuan për aktivitetet e përditshme nëpër drejtoritë komunale.
Ndër çështjet që u raportuan ishin përgatitjet për shënimin e 28 nëntorit – ditës së flamurit, për të cilën kryetari kërkoi që të ketë manifestim dinjitoz.
Udhëheqësi i personelit Faton Biqkaj i njoftoi drejtorët që të fillojnë përgatitjet për vlerësimin e punëtorëve, dhe u kërkoi atyre që ky vlerësim të jetë sa më korrekt dhe në përputhje me përformacën e treguar nga secili shërbyes civil./rajonipress/


