ARKATANA

Sinani përkujton 18 qershorin, ditën më të veçantë për qytetarët e Kamenicës

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – 18 Qershori është dita më veçantë për qytetarët e Komunës së Kamenicës. 18 Qershori i vitit 1999 ishte dita kur qytetarët e Komunës sonë përfundimisht frymuan lirshëm nga dhuna dhe agresioni pushtues serb ka thënë Begzad Sinani.

Sinani ka thënë se ishte ditë kur qytetarët e komunës sonë pas përpjekjeve gati shekullore e realizuan aspiratën nacionale për Shtet të lirë e demokratik.

Të nderuar qytetar!

Eco Higjiena

Shfrytëzoj rastin, t`ju ftoj, që të bëheni pjesë aktive e ndihmesës për funksionimin sa më cilësor të pushtetit komunal, duke marrë pjesë aktive në vendimmarrje, që komuna, por edhe ligji ju mundëson, duke filluar nga takimet e drejtpërdrejta që kryetari i komunës mban gjatë vitit, por edhe në takimet e drejtpërdrejta përgjatë tërë orarit të punës, që kryetari ofron, përkundër angazhimeve të shumta që kam.

Fundja, ne ju detyrohemi juve qytetarë të nderuar, ngase ne jemi për t`ju shërbyer juve. Vetëm duke synuar realizimin e këtyre qëllimeve, ne do të jemi afër konsolidimit të komunës dhe shtetit tonë .

Uroj që gjashtëmbëdhjetë vjetori i çlirimit të Komunës dhe Republikës së Kosovës të sjellë më shumë zhvillim, paqe, stabilitet ka shkruar Sinani./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.