UBT

Sinani përkrah personat me aftësi të kufizuara

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Në Komunën e Kamenicës është organizuar një projekt informues për “Mbështetje dhe përkujdesjen e integruar për persona të moshuar dhe personat më aftësi të kufizuar në Kosovë”.

Kryetari Sinani në këtë takim tha se kërkesat e juaja janë reale dhe të arsyeshme. “Si kryetar unë kam prezantuar para ambasadoreve të Japonisë dhe Turqisë, projektet e Handikosit, dhe do të bëjë përpjekje dhe të gjejë mundësi për donacione për institucionin e juaj. Ne si komunë ua kemi nda një shumë simbolike prej 9800 euro për nevojat e Handikosit” ka shtuar Sinani.

Përveç lidhjes institucionale unë kam edhe një lidhje emocionale ndaj jush dhe ju mbështes për punën e çmuar që e bëni e që nuk është e lehtë ka thënë Sinani.

Fundamenti

Në këtë takim kanë prezantuar edhe Afrim Maliqi drejtor i Handikosit, Aferdita Zeqiri KMOP.

Hykmete Morina menaxhere e qendrës lokale të Handikosit, ka prezantuar shërbimet dhe aktivitetet që ofron Handikosi në nivel komunal.

Në komunën e Kamenicës janë 419 raste, ku personat kanë mundësi të përfitojnë karroca, trajnime të ndryshme, ekskursione me qellim që tua lehtësojmë jetën personave me nevoja të veçanta./rajonipress/