GRANDEMALL

Sinani përkrah komitetet konsultative

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kamenicë – Kryetari komunës Begzad Sinani vlerësoi shumë faktin që një numër i konsiderueshëm i kandidatëve kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e KK dhe ka premtuar një mbështetje të plotë për komitetet konsultative si dhe për hartimin e planeve të punës dhe kryerjen e aktiviteteve të tyre në përgjithësi.

Ekipi Komunal i OSBE-së, ka mbajtur një seminar mbi komitetet konsultative, përgatitjen e planeve dhe raporteve vjetore

Ketë punëtori e ndoqën e njëzet e dy pjesëmarrës, ku në mesin e tyre ishte edhe drejtori regjional i OSBE-së, z. Ulrich Biffar,kryetari i komunës Begzad Sinani, kryesuesi i Kuvendit, Bajram Dermaku, kryetarja e grupit të grave, Ibadete Ahmeti, shoqëria civile dhe përfaqësuesit e KVRL-së.

Punëtorinë e hapi drejtori Biffar, i shoqëruar nga dy anëtarë të ekipit komunal të OSBE-së z.Alban Maliqi dhe z.Besnik Jakupi.

FIDANISHTJA

Fokusi i diskutimeve u përqendrua në rëndësinë e planeve të punës së KK dhe raportet vjetore si mënyrë për të përmirësuar objektivat dhe aktivitetet. Përveç kësaj, kryesuesi dha një pasqyrë të KK dhe theksoi që 60 persona kanë aplikuar për 21 pozita të lira për anëtarë të Komiteteve Konsultative , ku procesi i intervistimit do të fillon së shpejti.

Në mesin e rekomandimeve të rëndësishme të cilat janë marrë gjatë seminarit ishin: respektimi i kritereve gjatë përzgjedhjes së anëtarëve të KK dhe hartimi i planit vjetor të punës.

Së fundi, kryetari komunës vlerësoi shumë faktin që një numër i konsiderueshëm i kandidatëve kanë shprehur gatishmërinë për të qenë pjesë e KK dhe ka premtuar një mbështetje të plotë për komitetet konsultative si dhe për hartimin e planeve të punës dhe kryerjen e aktiviteteve të tyre në përgjithësi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.