ARKATANA

Sinani: Partneriteti ynë me qeverinë zvicerane është shumë i rëndësishëm

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kamenicë – Kryetari i Kamenicës Begzad Sinani ka pritur sot në takim përfaqësuesit e projektit “Aftësim për punësim rural”, që financohet nga qeveria zvicerane përmes programit të Helvetas.

Sinani pasi ju ka dëshiruar mirëseardhje menaxherit të projektit Luan Hoti, koordinatores Mimoza Mirashi dhe zyrtares Lirije Dërmaku, ka falënderuar ata për prezencën në Kamenicë dhe mbështetjen që po i japim të rinjëve të Kamenicës në realizimin e ideve të tyre për biznes. “ Ju keni një program shumë të mirë dhe një ekip shumë aktiv që punon në komunën tonë. Unë kam vërejtur angazhimet e zyrtares suaj Lirije Dërmaku e cila ka bërë punë shumë të mirë dhe ka pasur një bashkëpunim të përhershëm me komunën. Ne jemi të pajtimit që si komunë të jemi bashkëfinancues të projekteve tuaja me qëllim që të kemi sukses sa më të madh në Kamenicë.“ tha kryetari Sinani.

Uji Dea

Menaxheri i projektit Luan Hoti tha se është i kënaqur me pritjen, përkushtimin dhe bashkëpunimin e kryetarit dhe të komunës me projektin, dhe poashtu edhe me rezultatet e arritura. “Këtë vit kemi disa projekte që po vazhdojnë në Kamenicë, janë rreth dy hektarë me mjedra, ku përfitues janë 43 të rinjë, do të shpërndahen 200 familje bletësh dhe përfitues janë 80 të rinjë, dhe poashtu kemi grupin e rrobaqepseve, frizereve dhe punëtorëve të mobilerive. Qëllimi i projektit tonë është krijimi i kushteve për punësim dhe vetpunësim. Ne i jemi mirënjohës komunës që ka bashkëfinancuar në një projekt dhe mirëpresim edhe partneritetet e reja në të ardhmen” tha Luan Hoti menaxher i projektit.

Në takim u njoftua se po bëhen përgatitjet për fazën tjetër dhe ka shpresë që ky projekt të vazhdohet edhe për tri vitet e ardhshme dhe Kamenica padyshim do të jetë komunë partnere./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.