FITORJA

Sinani paralajmëron protesta: Marshojmë për barazi dhe drejtësi, kërkojmë një Preshevë me Gjykatë

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani ka njoftuar se do të mbajnë një protestë në muajin shtator.

Sinani përmes një shkrimi në Facebook thotë se kjo protestë do të mbahet kundër diskriminimit dhe padrejtësive në Luginën e Preshevës.

Ajo ka listuar arsyet e këtij marshimi, që janë: ndalimi i pasivizimit të adresave, njohjen e diplomave, krijimin e vendeve të punës dhe për institucionet që janë të hapura për të gjithë.

“Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe respektimi i detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës janë thelbësore për të ardhmen tonë.

Kërkojmë një Preshevë me Gjykatë, me përfaqësim të drejtë në institucione, ashtu siç na takon!

Ky marshim është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë! Ju ftoj të bashkoheni dhe të marshojmë së bashku – sepse vetëm të bashkuar, jemi më të forte”, shkroi Sinani në Facebook.

Postimi i plotë:

Eco Higjiena

Të dashur qytetarë,

Protesta jonë për identitet dhe dinjitet vazhdon!

Është momenti që të bashkohemi dhe të mobilizohemi për marshimin që do të mbahet në Preshevë. Në Gusht ishim bashkë në Bujanoc, tani, në Shtator, na takon të dëshmojmë forcën tonë në Preshevë, si një trup i vetëm, për të treguar se problemet tona nuk mund të anashkalohen më.

Kundër diskriminimit dhe padrejtësive që përjetojmë në Luginën e Preshevës, marshojmë për barazi dhe drejtësi. Kërkojmë atë që na takon me të drejtë – as më shumë, as më pak, por gjithmonë atë që meritojmë!

Marshojmë për ndalimin e pasivizimit të adresave, për njohjen e diplomave tona, për krijimin e vendeve të punës dhe për institucione që janë të hapura për të gjithë. Zbatimi i marrëveshjeve të nënshkruara dhe respektimi i detyrimeve të shtetit ndaj shqiptarëve të Luginës janë thelbësore për të ardhmen tonë.

Kërkojmë një Preshevë me Gjykatë, me përfaqësim të drejtë në institucione, ashtu siç na takon!

Ky marshim është për të gjithë ne, për dinjitetin dhe identitetin tonë! Ju ftoj të bashkoheni dhe të marshojmë së bashku – sepse vetëm të bashkuar, jemi më të fortë!

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.