RCCOLA

Sinani nuk ndalet, inspekton punimin e rrugëve në fshatin Koretin

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kamenicë – Edhe gjatë kësaj fundjave kryetari i komunës së Kamenicës, Begzad Sinani ka dalë për të inspektuar rrugët lokale të fshatit Koretin. Sinani ka marrë falënderime nga banorët derisa ka premtuar investime serioze në infrastrukturën rrugore.

“Për këtë vit në komunën e Kamenicës janë asfaltuar shumë rrugë, por këto projekte infrastrukturore nuk do të mungojnë edhe gjatë viteve në vazhdim të këtij mandati qeverisës”. Kështu është shprehur Begzad Sinani derisa së bashku me Fatmir Matoshin ka inspektuar punimet e rrugëve në fshatin Koretin raporton rajonipress.

Sinani gjatë inspektimit në lagjen Kovani të fshatit Koretin ka falënderuar qytetarët për mikpritjen e bërë dhe është shprehur se ndihet i kënaqur me tatimpaguesit e kësaj lagjeje.

Mobi Casa

“Ju jeni ata që keni paguar tatimet e juaja pronësore dhe me paratë tuaja keni ndërtuar rrugët që sot ne po i asfaltojmë ato”, ka thënë Sinani.

Po ashtu ai është shprehur se projekte të tjera për këtë fshat do të vazhdojnë edhe gjatë vitit 2015.

Ndryshe rruga e asfaltuar në lagjen Kovani është në gjatësi prej 580 metrash, ndërsa ka kushtuar rreth 22. 500 euro./rajonipress/