Sinani nuk ndalet, inspekton dhe realizon projektet

Kamenicë – Begzad Sinani po vazhdon me projekte duke realizuar inspektime të shumta në teren. Sinani po realizon premtimet dhe thotë se nuk do të ndalet duke kërkuar projekte e mjete nga Qeveria dhe donatorët.
Për dallim nga kryetarët e komunave të Gjilanit, e Vitisë të cilët ende kanë mbetur të izoluar brenda zyreve të tyre, kreu i Kamenicës Begzad Sinani po vazhdon të inspektojë punimet dhe të prej edhe shirita raporton rajonipress.
Sinani ka vizituar punimet në fillimin e punëve të dy fushave të sportit në lagjen “Malësia” të Kamenicës. “Ky ishte edhe një premtim i fushatës së kaluar e që po fillon të realizohet nga buxheti i Komunës” ka thënë Sinani.
Sinani tha se kjo është lagjja më e madhe në qytet dhe ka shumë të rinj që aktivitetet sportive deri tani i kanë zhvilluar te fushat e shkollave të mesme në qytet. “Ne e kemi parë të arsyeshme që të rregullojmë këto fusha më afër lagjes së qytetarëve në mënyrë që të rinjtë të kalojnë kohën duke luajtur lojëra të ndryshme sportive” tha Sinani.
Sinani tha se nuk do të ndalet dhe do të trokas në çdo dyer të Qeverisë për të kërkuar fonde e donacione edhe nga donatorët ndërkombëtarë. /rajonipress/