RCCOLA

Sinani nuk ndalet, hap rrugët lokale për nevojat e banorëve

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Kamenicë – Begzad Sinani ditëve të fundit ka inspektuar disa punime në disa rrugë të rëndësishme të këtij qyteti duke përfshirë edhe rrugët kryesore që lidhin fshatrat.

Sinani tashmë ka nisur të realizojë edhe kërkesat e këshillave lokale.

UBT

Teknika e rëndë që përfshinë eskavator tashmë ndodhet në shumë rrugë lokale të cilat ua mundësojnë jetën banorëve që të punojnë edhe tokat e tyre. “Unë sinqerisht do të angazhohem që kërkesat e këshillave lokale të dominojnë në projektet tona, kuptohet kërkesat që janë reale dhe që ne mund të patricipojmë pa problem” tha Sinani.

Vetëm të shtunën Sinani ka pranuar dhe i është përgjigjur pozitivisht kërkesës së këshillit lokal të Roganës për hapjen e rrugës që qon në vendin ku banorët e Roganës festojnë takimet e vendlindjes. Në këtë pjesë është hapur dhe rregulluar rruga nga institucionet komunale./rajonipress/