RCCOLA

Sinani: Nuk kemi borxhe, kemi menaxhuar mirë dhe dal ballëhapur para qytetarëve

/ 3 minuta lexim

Kamenicë – Se ka një menaxhim të mirë, Begzad Sinani e përmendi faktin se komuna nuk i ka borxh kompanive që kanë realizuar projekte në këtë komunë, dhe se nesër në debatin me qytetarë ndihet krenar para tyre.

Kuvendi Komunal e mbajti seancën e gjashtë në Shtëpinë e Kulturës “Isa Kastrati” në Kamenicë. Seancën e udhëhoqi kryesuesi i kuvendit, Bajram Dermaku, ndërsa të pranishëm ishin edhe kryetari i komunës, Begzad Sinani, drejtorët e drejtorive komunale, dhe OJQ -të të cilat veprojnë në komunën e Kamenicës.

Katër pikave të propozuara rendit të punës, i’u shtuan edhe tri tjera si, Rregullorja për mbrojtjen e fëmijëve nga dukuritë që e dëmtojnë shëndetin dhe zhvillimin e tyre, ndërsa nga Drejtoria e Kulturës ishte dhënë propozimi për shpalljen e futbollistit, Emir Lenjani, qytetar nderi i Komunës së Kamenicës, si edhe një kërkesë për ndihmë financiare nga ansambli i këngëve dhe valleve”Albana” afër 6000 €, për pjesëmarrje në festivalin e Bursa në Turqi.

Sinani, ndaj disa kritikave të këshilltarëve se gjoja nuk ka arritje në komunën e Kamenicës i është përgjigjur duke numëruar një listë të gjatë me projekte kapitale të realizuara, në çdo pjesë të komunës.

Sinani e falënderoi edhe Kryeministrin Mustafa, për konsideratën e treguar në takim me të, për punët e mira që po bëhen në komunën e Kamenicës, dhe mundësinë që me rishikim të buxhetit të ndihmohet Komuna e Kamenicës.

Uji Dea

Se ka një menaxhim të mirë, Sinani e përmendi faktin se komuna nuk i ka borxh kompanive që kanë realizuar projekte në këtë komunë, dhe se nesër në debatin me qytetarë ndihet krenar para tyre.

Kuvendarët diskutuan shumë lidhur me shqyrtimin e kornizës afatmesme buxhetore. Lidhur me buxhetin e paraparë nga Qarkorja e Ministrisë së Financave, ata shprehën pakënaqësi, që vazhdimisht janë zvogëluar mjetet për investime kapitale në komunën e Kamenicës.

Shuma e paraparë për vitin 2017 dyqind e njëzet mijë euro, për këshilltarët ishte e pa pranueshme.

Ata e kishin krahasuar buxhetin e Komunës së Kamenicës me disa komuna të njëjta të Republikës së Kosovës, ku kishin vërejtur se për disa ishte paraparë një buxhet më i madh.

Edhe pse zyrtari i lartë financiar Naser Hashani theksoi se në Qarkoren e dytë do të ketë ndryshime pozitive, këshilltarët komunal nuk u pajtuan me kornizën e ofruar me buxhetin e tillë. Ata nuk e votuan këtë pikë, ndërsa pikat tjera i votuan njëzëri./rajonipress/