Sinani nuk i ndahet “klasës punëtore”
Kamenicë – Begzad Sinani për herë të dytë ka vizituar punimet që po bëhen në objektin e ri të komunës së Kamenicës. Me sukses po përmbyllim të gjitha projektet e premtuara gjatë fushatës elektorale ka shkruar Sinani derisa ka bërë foto me punëtorët e kompanisë punëkryese.
Begzad Sinani edhe njëherë ka vizituar punimet që po kryhen në objektin e ri të komunës. Sinani pos që është interesuar për punimet dhe kohën e përfundimit ai ka bërë edhe disa foto me punëtorët.
“Vizitë gjatë kryerjes së punëve intensive në objektin e ri të komunës në Kamenicë. Me sukses po përmbyllim të gjitha projektet e premtuara gjatë fushatës elektorale” ka shkruar Sinani teksa shihet krah për krah me punëtorët.
Ndryshe sipas kontratës pritet që punët të përfundojnë brenda 6 muajve, derisa muaji Janar i vitit 2017 do të jetë muaji i inaugurimit të këtij projekti./rajonipress/


